Është raportuar një grabitje te rrethrrotullimi i qendrës tregtare “Prishtina Mall” të mërkurën.
Policia njoftoi se punëtori i një firme ka raportuar se derisa ishte duke vozitur është goditur nga një veturë dhe më pas është ndaluar.
Sipas ankuesit, dy persona nga vetura prapa kanë dalë dhe kanë përdorur sprej ndaj tij e më pas ia kanë marrë çantën me para që e kishte.
“Ankuesi mashkull kosovar punëtor në një firmë ka raportuar se deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e firmës e kishte goditur nga mbrapa një veturë. Pas goditjes kishin dal nga vetura dy persona të dyshuar të cilët kishin përdor sprej ndaj tij dhe kishin arrit që të marrin qantën në të cilën ndodheshin para të gatshme në vlerë të konsiderueshme dhe kishin ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e PK-së.
Rasti është nën hetime nga njësitet kompetente policore.
-
Dy të huajve në Prishtinë u grabiten të holla nën kërcënimin e armës dhe thikës
-
Lëndohet një person gjatë një grabitjeje në Prishtinë
-
Prishtinë, nën kërcënim të thikës një personi iu grabitën 600 euro
-
Shtetasi i huaj rrëmbehet dhe rrihet në Prishtinë – Policia nis hetimet
-
Arrestohen katër të dyshuar për grabitje në Prishtinë