Tre persona janë arrestuar në Gjakovë të enjten, fqinj mes vete, pas një mosmarrëveshje.
Policia e ka iniciuar rastin si “armëmbajtje pa leje” pasi një prej të dyshuarve e ka nxjerrë armën gjatë konfrontimit.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje në mes të fqinjëve njëri nga tre të dyshuarit ka ekspozuar një armë. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull dhe dy femra kosovare. Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit Sig Sauer me 6 fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.
LEXO EDHE:
Artikuj të ngjashëm
-
Përleshje në Gjakovë, arrestohen shtatë persona dhe konfiskohet një armë
-
Një i plagosur në Gjakovë pas një përleshjeje mes pesë personave
-
Pesë të arrestuar, dyshohen se u përleshën mes vete në Gjakovë
-
Të shtëna me armë në Gjakovë pas një mosmarrëveshjeje, një i arrestuar
-
Një çift përleshet mes vete në Gjakovë, konfiskohet një thikë nga vendi i ngjarjes