Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një tjetri pas një mosmarrëveshjeje në një lokal në rrugën “Marin Barleti” në Gjakovë.
Sipas mjekut, viktima nuk ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, por nga një mjet i fortë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma e përdorur, një pistoletë, si dhe një gëzhojë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është duke u hetuar.