Një person është arrestuar në Deçan të shtunën pasi nën gjendje të dehur ka sulmuar disa zyrtarë policorë.
Sipas njoftimit, i dyshuari ka dëmtuar edhe disa pajisje, e edhe gjatë arrestimit ka sulmuar një zyrtar policor. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, e i arrestuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në gjendje të dehur i kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht personat zyrtarë si dhe kishte dëmtuar disa pajisje. Po ashtu gjatë arrestimit i njëjti ka sulmuar edhe një zyrtar policor. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë.
-
Arrestohet një i dyshuar pasi sulmoi dy policë brenda stacionit në Prishtinë
-
Sulmoi policët nën ndikim të alkoolit, arrestohet një person në Malishevë
-
Në gjendje të dehur shtetasi i huaj sulmon policin në Lipjan, përfundon në mbajtje
-
I dehur sulmon policin brenda stacionit policor, dërgohet në mbajtje i dyshuari
-
Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj zyrtarëve policorë në Deçan