Një person është arrestuar në Deçan nën dyshimin se ka kanosur dhe sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 16:09, pasi i dyshuari kishte shfaqur revoltë ndaj shqiptimit të një tikete për kundërvajtje.
Në përpjekje për ta vënë situatën nën kontroll dhe për të kryer arrestimin, thuhet se policia ka përdorur sprej ndaj të dyshuarit.
Si pasojë e incidentit, dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po trajtohet si “sulm ndaj personit zyrtar”.
-
U hodhi sprej dy policëve dhe i sulmoi fizikisht, arrestohet një person në Vushtrri
-
Duke kanosur policët rrëzohet e bëhet për spital prizrenasi
-
Tre policë pësojnë lëndime, u sulmuan nga dy persona që po i gjobitnin në trafik
-
Arrestohet një i dyshuar pasi sulmoi dy policë brenda stacionit në Prishtinë
-
Sulmoi policët nën ndikim të alkoolit, arrestohet një person në Malishevë