Është shtyrë seanca për shqyrtimin e ankesës për rritjen e dënimit për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit.
Avokatja e familjes së dëmtuar, Rina Kika tha se mbrojtja e të akuzuarit ka munguar sot në këtë seancë.
"Ne kemi parashtruar ankesë që ky dënim të rritet deri më 35 vjet. Meqë kodi penal e mundëson një gjë të tillë. Sot ka pasur të mbahet seanca, mirëpo është shtyrë për datën 11 mars 2021 në ora 10:15 meqë mbrojtësi i të akuzuarit nuk ka qenë i pranishëm. Vrasja dhe dhunimi seksual i Kujtimit nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do të ndodhte neglizhenca e skajshme e zyrtarëve policorë", tha ajo.
Kika ka shtuar se kërkim falja, hetim të pavarur të prokurorëve dhe kompensimi i dëmit janë tri kërkesat që kanë familja dhe mbrojtja e tyre.
Më 11 tetor të vitit 2020 ishte dënuar më 25 vjet burgim S.O, i cili akuzohej për dhunimin dhe vrasjen e 11-vjeçarit Kujtim Veseli nga Fushë Kosova.
Edhe
Familja e 11-vjeçarit në betejë me Policinë e Prokurorinë për vrasjen që s’u parandalua
Gjykata Themelore e gjeti atë fajtor për dy vepra penale: Vrasje e rëndë dhe Dhunim.
Kujtimi 11-vjeçar, që i takonte komunitetit ashkali, u gjet i vdekur poshtë shkallëve të një objekti banimi në Fushë Kosovë, më 11 korrik, 2019.