Me 25 vjet burgim është dënuar Sefedin Osmani që ishte akuzuar për vrasjen dhe dhunimin e të miturit nga Fushë Kosova, Kujtim Veseli, në korrik të 2019-s.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit nga data 16 korrik 2019.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I akuzuari S.O me datë 11.07.2019 në Fushë Kosovë kishte detyruar të miturin K.V të kryente akt seksual dhe pastaj kishte përdorur dhunë ndaj tij, duke e goditur me mjet të fortë, ku si pasojë e këtyre goditjeve kishte ardhur deri te vdekja e dhunshme e tij”, thuhet në njoftim të Themelores.
Pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Kujtim Veseli, 11-vjeçari nga komuniteti rom, ishte gjetur i vdekur më 11 korrik të vitit të kaluar poshtë shkallëve të një kompleksi banesor në Fushë- Kosovë.