Kronikë

Shtetasja gjermane dyshohet se vdiq në Malet e Sharrit nga hipotermia, i kishte ngecur këmba mes shkëmbinjve

shterpce

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka treguar se në shkëmbinjtë e Liqenit të Jazhnicës në Malet e Sharrit, vdiq një bjeshkatare gjermane. 

Ka treguar se kishte marrë thirrje të dielën nga një grup i bjeshkatarëve, që kishin thënë se kanë hasur në një trup që dyshohet se është i pajetë, në afërsi të shtegut kryesor në Liqenin e Jazhnicës në Malet e Sharit. 

SHKSHMK-ja ka njoftuar se është arritur të lokalizohet viktima. 

Shtetasja gjermane M.N. dyshohet se gjatë ecjes e vetmuar në atë zonë, aksidentalisht kishte ngecur në një çarje mes shkëmbinjve, ka njoftuar SHKSHMK-ja. 

Dyshohet se i kishte ngecur këmba dhe në pamundësi për të dalur dhe në pamundësi për të bërë thirrje për të kërkuar ndihmë, ka vdekur si pasojë e hipotermisë. 

“Sipas mekanizmit të aksidentit dyshohet se viktima shtetases gjermane M.N., gjatë ecjes malore e vetmuar në këtë zonë, aksidentalisht këmba i kishte ngecur në çarje në mes të shkëmbinjve dhe në pamundësi të daljes nga kjo situatë dhe thirrjes për ndihmë - pasi që zona nuk ka mbulueshmëri me rrjet telefonik - dyshohet të ketë pësuar me fatalitet nga kushtet atmosferike duke kaluar në hipotermi”, ka njoftuar SHKMSHK-ja.

Operacioni i nxjerrjes së trupit zgjati 9 orë. 

“Në këtë operacion ka asistuar edhe një ekipi i Kërkim-Shpëtimit i Forcës së Sigurisë së Kosovës. I shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimës”. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një shtetaseje të huaj në Shtërpcë. 
Trupi i saj thuhet se është gjetur të dielën. 

“Është raportuar se është gjetur një trup i pajetë i një femre shtetase të huaj. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante dhe mjekësia ligjore”, thuhet në raportin 24-orësh.

Për rastin ka shkruar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

“Garda Kombëtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas marrjes së informacioneve nga Qendra e Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka angazhuar togun e Kërkim-Shpëtimit Malor në koordinim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet lokale, ku me sukses ka përfunduar misionin sfidues tërheqjen e  trupit të pajetë të një personi, afër Liqenit të Jazhnicës-Shterpcë, trupi i pajetë është dorëzuar autoriteteve për procedura të mëtejme”, ka njoftuar Forca e Sigurisë së Kosovës.

Lexo përditësimet tjera
Shiriti  i Policisë

Policia po e heton vdekjen e një shtetaseje të huaj në Shtërpcë

Policia e Kosovës është duke hetuar vdekjen e një shtetaseje të huaj në Shtërpcë. Trupi i...