Në orët e hershme të së enjtes, pas disa orë kërkimi, janë gjetur dy shtetase të huaja që kishin humbur në bjeshkët e Sharrit.
Policia ka njoftuar se dy gratë po qëndronin në një hotel në Brezovicë e mëngjesin e së mërkurës ishin nisur për ecje malore në bjeshkët e Sharrit, por se gjatë rrugës për shkak të kushteve të vështira dhe terrenit të panjohur kanë humbur rrugën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rreth orës 20:50, Policia Rajonale e Ferizaj, respektivisht Stacioni Policor në Shtërpcë ka pranuar një informatë se dy alpinistet kishin humbur rrugën dhe ndodheshin diku në zonën malore të Sharrit, por pa ditur saktësisht vendndodhjen e tyre. Përmes një audio incizimi, ato kishin treguar gjendjen e tyre të rënduar dhe pamundësinë për të vazhduar më tej”, thuhet në njoftim.
Policia ka kërkuar ndihmën e Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe Shërbimit të Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës. E, pas disa orësh kërkimesh intensive dhe përpjekjeve të koordinuara, më 22 maj, rreth orës 03:00, dy shtetaset e huaj janë gjetur në bjeshkët e fshatit Gotovushë.
“Ato janë transportuar menjëherë me autoambulancë në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë. Sipas mjekëve, gjendja e tyre është stabile, përveç një lëndimi të lehtë në këmbë tek njëra prej tyre”, njoftoi tutje PK.