Dy persona janë raportuar të zhdukur në 24 orët e kaluara.
Policia e Kosovës ka njoftuar se një djalë është raportuar i zhdukur në Ferizaj.
“Më 10.06.2026 një femër kosovare ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhje e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Ndërsa një vajzë është raportuar e zhdukur në Gjakovë.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e Policisë.
Të dy rastet thuhet se janë duke u hetuar.