Policia e Kosovës është duke hetuar vdekjen e një shtetaseje të huaj në Shtërpcë.
Trupi i saj thuhet se është gjetur të dielën.
“Është raportuar se është gjetur një trup i pajetë i një femre shtetase të huaj. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante dhe mjekësia ligjore”, thuhet në raportin 24-orësh.
Me vendim të prokurorit thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Për rastin ka shkruar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.
“Garda Kombëtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas marrjes së informacioneve nga Qendra e Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka angazhuar togun e Kërkim-Shpëtimit Malor në koordinim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet lokale, ku me sukses ka përfunduar misionin sfidues tërheqjen e trupit të pajetë të një personi, afër Liqenit të Jezhnicës-Shterpcë, trupi i pajetë është dorëzuar autoriteteve për procedura të mëtejme”, ka njoftuar Forca e Sigurisë së Kosovës.