Kronikë

Shtetasi i Shqipërisë has në mjet të dyshimtë shpërthyes në Gjakovë

Foto ilustrim

Një shtetas i Shqipërisë ka raportuar të dielën se ka hasur në një mjet të dyshimtë shpërthyes në një livadh në Gjakovë.

Policia ka njoftuar të hënën se njësia policore e ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.

Atje kanë dalë njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë bërë tërheqjen e mjetit të pashpërthyer në mënyrë të sigurt.