Një mjet shpërthyes është gjetur të martën në fshatin Smolicë të Gjakovës.
Policia e Kosovës njoftoi se është siguruar vendi i ngjarjes, derisa njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë tërheqjen e mjetit pa incidente.
Rasti është iniciuar si “gjetje e mjetit të dyshuar”.
“Është raportuar se në fushë është vërejtur një mjet i dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes, derisa njësitit për deminim i FSK-së kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Mjet shpërthyes në Gjakovë, FSK-ja intervenon
-
Haset një mjet shpërthyes në Gjakovë, lajmërohet FSK-ja
-
Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes në lumin Erenik, intervenon FSK-ja
-
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë, intervenon FSK-ja
-
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Harilaq të Lipjanit, intervenon KFOR-i dhe FSK-ja