Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka treguar se sot në orët e hershme të mëngjesit është thyer objekti i Shtëpisë së Shëndetit në Lagjen e Minatorëve, në pjesën veriore të qytetit.
Siç ka njoftuar ai, pas tentim vjedhjes i është futur zjarri objektit, derisa për fat të mirë ky zjarr është izoluar para se ta përfshijë tërë objektin.
“Kjo edhe një herë dëshmon brishtësinë e situatës së sigurisë në lagjet veriore të banuara me shqiptarë. Ky rast duket edhe më i rëndë kur dihet se kohët e fundit në këtë objekt janë bërë përmirësime të dukshme si në shërbime e po ashtu edhe në kushtet e punës. Po ashtu është evidentuar se shërbime mjekësore gjithnjë e më shpesh kanë kërkuar edhe banorët serbë të kësaj lagjeje, fakt i cili si duket nuk ka mundur të kapërdihet nga strukturat ilegale”, ka thënë Mujka.

Mujka ka thënë se “pavarësisht çfarëdo sulmi apo pengese gjatë këtij rrugëtimi asgjë nuk do të na ndal që të jemi pran qytetarëve tonë kudo që të jenë dhe duke ju ofruar shërbime sa më cilësore dhe sa ma afër shtëpive të tyre”.
“I ftojmë organet gjegjëse që sa më shpejt të i identifikojnë dhe dënojnë këta kriminelë dhe në të njëjtën kohë t’i shtojnë masat e sigurisë për mbrojtjen e shqiptarëve në Veri që janë pjesa më e rrezikuar dhe e diskriminuar e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mujka.
-
Tentohet të digjet QMF-ja në “Kodrën e Minatorëve”
-
Dëmtohet ambulanca ku shërbehen shqiptarët në veri të Mitrovicës
-
Në Mitrovicë të Veriut arrestohet një 42-vjeçar për zjarrvënie afër disa shtëpive
-
Bahtiri dënon ashpër thyerjen dhe zjarrvënien në QMF në veri të Mitrovicës
-
Flasin pronarët shqiptarë të cilëve në veri iu dëmtua prona