Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dënon ashpër thyerjen dhe zjarrvënien në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe në paralelen e shkollës “Azis Sylejmani” në lagjen “Kodra e Minatorëve” në pjesën veriore të Mitrovicës.
Bahtiri kërkon nga qytetarët që të ruajnë qetësinë dhe njëkohësisht ju bënë thirrje organeve gjegjëse që sa më shpejtë t’i identifikojnë dhe dënojnë kryesit e këtyre veprave.
“Rastet e tilla janë të papranueshme, pavarësisht se cilit nacionalitet i takojnë, andaj lus edhe kryetarin e Veriut të Mitrovicës z. Goran Rakiq, që të dënojë këtë rast sepse ngjarjet e tilla e rëndojnë jetën e qytetarëve në veri”, shtoi Bahtiri.
Bahtiri tha se pavarësisht çfarëdo sulmi apo pengese gjatë këtij rrugëtimi, “asgjë nuk do të na ndal që të jemi pranë qytetarëve tonë kudo që të jenë dhe duke ju ofruar shërbime sa më cilësore dhe sa ma afër shtëpive të tyre”.
-
Bahtiri akuzon PDK-në për sulm, kjo e mohon
-
Bahtiri fton mitrovicasit: Mos bini pre e provokimeve të strukturave serbe
-
Bahtiri bën thirrje të zbardhet sulmi ndaj alpinistëve në Zubin Potok
-
Bahtiri viziton nxënësit e shkollës teknike pas dyshimit për helmimin e tyre
-
Bahtiri mbështet kandidatin e VV për kryetar të Mitrovicës veriore