Tri sulme ndaj pronave të shqiptarëve, në orët e para të mëngjesit, janë raportuar në Mitrovicën Veriore.
Në Lagjen e Boshnjakëve janë djegur dy vetura e një depo me makineri të furrës, ndërsa në Kodrën e Minatorëve me gurë janë sulmuar një dyqan dhe një shtëpi.
Banorët e kësaj të fundit thonë se pati edhe të shtëna me armë zjarri.
Polica nuk ka arrestuar askënd për asnjërin nga 3 rastet, ndërsa mohon të shtënat.
Derisa thonë se dikujt nuk po i konvenon qetësia në veri, banorët shqiptarë të kësaj pjese kërkojnë patrullim 24 orësh të Policisë.