Mbrëmë rreth orës 20 është sulmuar me gurë një dyqan në Kodër të Minatorëve në Mitrovicë, pronë e shqiptarit, Xhemajl Cerani. Pak metra më lart mbrëmë pas mesnate është sulmuar me gurë edhe shtëpia e Nysret Ceranit.
Nysret Cerani për KTV-në ka treguar se pas sulmit me gurë janë dëgjuar edhe tri të shtëna në ajër me armë zjarri dhe sipas tij, këtë e kanë bërë serbët.
Banorët e Kodrës së Minatorëve kanë kërkuar intervenimin e menjëhershëm të institucioneve për t’i mbrojtur, siç thonë ata, nga provokimet e serbëve.
Këta banorë kanë thënë se sulmet me gurë në dyqan dhe në shtëpinë e familjes Cerani lidhen me djegien e dy veturave në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.

Artikuj të ngjashëm