Në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, dje në orët e hershme të mëngjesit (01:05), ka ndodhur një rast i cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Policia njofton se “person-a të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes-granatë dore e cila ka shpërthyer”.
“Në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse, ku kanë mbledhur të gjitha dëshmitë për hetim të mëtutjeshëm të rastit. Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, përveç disa dëme të vogla materiale që janë shkaktuar në murin e shtëpisë së ankuesit mashkull K/Serb”, thotë PK, raporton Koha.net.
Njësitet përkatëse policore janë duke hetuar rastin.