Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vushtrriasi gjen një granatë dore, Policia e shpërthen në mënyrë të kontrolluar

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Njësia e Policisë së Kosovës për deminim e ka shpërthyer një granatë dore e cila është gjethur nga një burrë në Vushtrri.

Rasti po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

“Vushtrri 16.01.2024 – 00:22. Ankuesi kosovar ka raportuar se ka gjetur një granatë dore. Njësia patrulluese ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia e PK-së për deminim e ka shpërthyer mjetin e dyshimtë në mënyrë të kontrolluar dhe pa incidente”, thuhet në raportin e Policisë.

Lidhur me rastin thuhet se janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore.