Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kelmendi, ka fajësuar pushtetet e kaluara për problemet me energjinë elektrike, duke thënë se privatizimi i shpërndarjes dhe furnizimit e ka përcaktuar ndarjen e përgjegjësive që ekziston sot në sektorin energjetik.
Kelmendi, gjatë debatit për energjinë në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se privatizimi i shpërndarjes dhe furnizimit (KEK-ut) ishte vendim politik i marrë në vitin 2008, i finalizuar në vitin 2012 dhe që hyri në fuqi në vitin 2013.
“Oferta fituese e KEDS-it ishte 26.3 milionë euro. Në analizën e atëhershme, VV-ja ngriti shqetësimet për mungesën e të dhënave mbi vlerën e pasurisë që po shitej. Është çështje politike që akoma mbetet e hapur. Si u mbrojt interesi publik kur qytetarët nuk e dinin as vlerën që po shitej?”, ka deklaruar Kelmendi.
Ai ka thënë se partitë që e mbështetën privatizimin duhet të japin llogari para qytetarëve, duke argumentuar se atëherë ishte premtuar se kalimi i shpërndarjes dhe furnizimit në pronësi private do të kontribuonte në zgjidhjen e problemeve me energjinë.
“Për vite na u tha se kalimi në pronësi private do ta zgjidhte mungesën e energjisë. Disa madje besuan në këtë model. Sot i kërkohet shtetit të mbajë përgjegjësi për vendimet e tregtarëve e operatorëve privatë që e keni çuar publiken në private”, ka thënë ai.
Edhe
Opozita akuzon Vetëvendosjen për dallavere me rrymën
Kelmendi ka folur edhe për importin e energjisë, duke thënë se në diskutimin për përgjegjësitë duhet të merret parasysh ndarja e përgjegjësive mes institucioneve publike dhe operatorëve privatë.
“Pjesën dërrmuese të energjisë së importuar për furnizim dhe mbulim të humbjeve në shpërndarje e bëjnë KESCO dhe KEDS. E këto të dyja janë private”, ka deklaruar deputeti i VV-së.
Nis debati për energjinë
-
Përplasen deputetët e LVV-së dhe PDK-së për Projektligjin për Rregullatorin e Energjisë
-
Tahiri: Të enjten debatohet për energjinë, mbi një miliard euro për blerjen e rrymës kërkojnë hetim
-
Sinanaj: Qytetarët i kanë paguar investimet e KEDS-it përmes tarifave të energjisë elektrike
-
Pushtet opozitë përplasen ashpër gjatë debatit për energjinë elektrike