Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sinanaj: Qytetarët i kanë paguar investimet e KEDS-it përmes tarifave të energjisë elektrike

Agon Sinanaj

Agon Sinanaj, redaktor në Buletinin Ekonomik, ka thënë se qytetarët e Kosovës i kanë paguar investimet e KEDS-it në rrjetin energjetik përmes tarifave të energjisë elektrike. 

Sinanaj ka thënë se në kontratën e privatizimit tregohet qartë se investimet prej 300 milionë euro në rrjetin energjetik do të paguhen nga qytetarët përmes faturave të energjisë elektrike. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Debati i atëhershëm në mungesë të kontratës, ishte kryesisht te çmimi i shitjes prej 26.3 milionë euro. Ndërkohë pjesë të kontratës, kushtet e kontratës janë po aq të rëndësishme nëse jo edhe më të rëndësishme. Tash e kemi kontratën përpara e lexojmë. Një prej aspekteve është investimi. Kur është privatizuar është lënë të kuptohet nga politikanët e asaj kohe, por edhe më vonë, se po vjen kompani që do të investojë 300 milionë euro në rrjetin energjetik. Por, nëse e shohim tash kontratën, këto 300 milionë euro në fakt i kanë paguar e kanë me i paguar qytetarët e Kosovës përmes faturave të energjisë elektrike”, ka thënë Sinanaj në “Interaktiv” të KTV-së. 

Ai ka thënë se ishte lënë qëllimshëm të kuptohet sikur kompania po investonte këtë shumë. 

“Tregu i energjisë në Kosovë është i rregulluar. Në tregjet e rregulluara investimet që i bën kompania që e ka privatizuar atë sektor janë komponentë të tarifave elektrike. Është diçka që dihet. Por, në mungesë të kontratës është lënë sikur me u nënkuptuar, por më shumë qëllimisht me u kuptuar që çmimi i shitjes po është i vogël, por po vjen një kompani që investon 300 milionë euro për modernizimin e rrjetit elektrik në Kosovë”, tha Sinanaj. 

Rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike në Kosovë u privatizua nga KEDS-i në maj të vitit 2013. 
Sinanaj ka thënë se konsumatorët kanë filluar të paguajnë koston e investimeve qysh në vitet e para. 

“Në vitet e para s’ka pasur investimet të mëdha. Por, kemi filluar të paguajmë sidomos pas vitit 2017. Në vitin 2018 vërehet rritje e madhe e kostos të investimeve të ngarkuara në tarifa. I kemi diku 50 milionë euro. Pastaj viti 2019 e vitit 2020, ka shkuar vetëm duke u rritur, pasi është rritur baza e aseteve që i ka pranuar Zyra e Rregullatorit të Energjisë si investime”, tha Sinanaj. 



 Sinanaj tregon se si manipuloi NOA me çmimin e energjisë elektrike

Agon Sinanaj, redaktor në Buletinin Ekonomik, ka folur për manipulimin e çmimit të energjisë elektrike nga tregtarët e energjisë. Ai ka treguar se në hulumtimin që ka bërë, është zbuluar se vitin 2024 krahasuar me vitin 2023 janë 10 milionë euro kosto shtesë të ngarkuara për tarifa të energjisë shkaku i manipulimit të çmimit të energjisë elektrike nga tregtarët e energjisë kryesisht në transmision. 

Ai ka thënë se është gjetur se në vitin 2024 ka shkuar diku 800 euro vetëm bartja e një megavati rrymë nga Mali i Zi. Ai ka thënë se tash lidhur me këtë ka edhe raport nga KOSTT-i dhe ZRRE.

Sinanaj ka treguar se ka një bursë sa i përket shitblerjeve për linjat e transmisionit, siç ekziston edhe bursa për blerje të energjisë. 

“Këtu është hilja e madhe, ku zakonisht e pëson Kosova, pasi ka tregtarë të mëdhenj që synim kryesor e kanë fitimin. Nga hetimi i KOSTT-it, në raportin që e ka publikuar, është gjetur që kompania të cilën KESCO e ka autorizuar si agjent për të sjellë rrymën nga importi, NOA Energy Trade, për ta rritur koston deri në 800 euro ka bashkëpunuar në ankande, në bursë, me kompaninë Elektroprivreda Srbije”, tregon Sinanaj. 

Ai ka thënë se në raport të KOSTT-it thuhet se ka dyshime për këto ankande, pasi është gjetur se në të gjitha ankandet ku çmimi ka shkuar mbi 200 euro megavat orë, çmimi i bartjes, NOA Energy Trade ka bashkëpunuar me Elektroprivreda Srbije, që është kompani në pronësi të shtetit të Serbisë. 

“Raporti thotë se ankandet në mënyrë të dyshimtë janë përqendruar vetëm te dy kompani, kjo lë të dyshohet se çmimet janë të fiksuara dhe kanë rritur çmimin e bartjes. Kjo është tendencë për bllokimin e kapacitetit. Çka bëjnë këta tregtarë të mëdhenj të energjisë, kompani nga Serbia si Elektroprivreda dhe EFT-ja e Vuk Hamoviqit, janë kompani që kanë fuqi të mëdha financiare. Këta blejnë kapacitetet ndërkufitare në bursë atje, i blejnë në ankande vjetore, e  merr kapacitetin e Malit të Zi. E kur do t’i me importuar energji elektrike, thotë se e kam unë kapacitetin dhe e caktoj çmimin”, tregon Sinanaj. 

Ai ka treguar se edhe në raportin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, që ende nuk është publikuar i plotë, gjetjet theksojnë se faktorët e sipërmendur më lartë, si dhe kufizimet strukturore të kapaciteteve ndërkufitare dhe bllokimi i linjës ndërkufitare në Serbi ka kontribuuar në rritjen e kostos së furnizimit me energji elektrike dhe është reflektuar direkt në barrën financiare të konsumatorëve. 

“Kemi dy raporte zyrtare që thonë se çmimi i importit të energjisë së paku për vitin 2024 dhe vitin 2025 është manipuluar nga tregtarët e energjisë elektrike, duke përdorur hapësirat e sistemit”, tha ai.