Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhimusa: Një strukturë e organizuar mafioze ka penguar çdo lëvizje pozitive në sektorin energjetik

haxhimusa

Adhurim Haxhimusa, ekspert i çështjeve të energjisë, ka vlerësuar se dështimet në sektorin e energjisë elektrike në Kosovë nuk lidhen vetëm me projektet e mëdha të prodhimit, por edhe me mungesën e investimeve në infrastrukturë dhe koordinimit institucional. 

Sipas tij, për vite janë penguar investimet dhe reformat që do të mund ta zhvillonin sektorin e energjisë. 

“Është një strukturë mirë e organizuar mafioze e cila çdo investim, çdo lëvizje pozitive në sektorin e energjisë e ka dështuar. Ka dështuar projekti i Kosovës C, i Kosovës së Re, kemi dështuar. Hajde dështuam se thëngjilli pati interesa të ndryshëm, ambientalistët, etj... por kush na ndali ne që t’i zgjerojmë kapacitetet e transmisionit, të mos i shohim telat e rrymës në këtë katrahurë, kush na ndaloj ta koordinojmë sektorin e ndërtimtarë dhe të energjisë, transportit dhe energjisë... Të gjitha këto bëhen symbyllazi dhe në krejt këtë politikë është një organizim këtu i mirëfilltë”, ka thënë ai në Interaktiv.

Haxhimusa ka kritikuar institucionet përgjgejëse për mungesë vëmendjeje ndaj përgatitjes së kuadrove profesionale, duke thënë se Departamenti i Energjisë ka qenë i mbyllur për disa vjet. 

“Universiteti i Prishtinë diku për 6 vjet nuk ka pasur Departamenti i Energjisë ka qenë i mbyllur komplet. Si ka mundësi të mendojmë për energjinë, ndërsa departamentin e kemi pasur të mbyllur për 6 vjet. Nëse rektori nuk ka qenë aktiv, ku ka qenë ministri, drejtori i ZRRE-së. Pse si institucione nuk i shohim këto anomali që paraqiten”. 


Sinanaj: Ka mungesë të thellë të transparencës për sektorin e energjisë

Agon Sinanaj, redaktor në “Buletini Ekonomik” vlerëson se ka mungesë të thellë të transparencës për sektorin e energjisë. 

Edhe Haxhimusa: Është shantazh ajo që po bëhet me furnizimin me energjinë elektrike Arbëri 6 muaj më parë Haxhimusa: Është shantazh ajo që po bëhet me furnizimin me energjinë elektrike

Sinanaj në “Konfront” të KTV-së ka thënë se këtë mungesë transparence e kanë shfrytëzuar grupet e interesit brenda sektorit. 

“Çfarë kam vërejtur në përgjithësi, ekziston mungesë e thellë e transparencës për sektorin e energjisë. Unë kam thënë edhe më herët, çështja e tarifave të energjisë përveç si çështje e teknikaliteteve e përcaktimeve që i ka metodologjia e ZRRE-së, është edhe çështje e transparencës...Kjo situatë, mungesa e transparencës është shfrytëzuar maksimalisht nga grupet e interesit brenda sektorit. Shpesh kanë pasur ndikim edhe te çmimi i tarifave apo rritja e tarifave të energjisë elektrike”, tha Sinanaj. 

Sinanaj thotë se konsumatorët e energjisë elektrike në Kosovë po paguajnë edhe për dështimin e institucioneve mbikëqyrëse.