Medie të Beogradit edhe sot kanë raportuar provuar për një, siç e kanë quajtur ato, sulm të ri ndaj serbëve të Kosovës, transmeton Koha.net.
Sulm të tillë ato e kanë quajtur “gjuajtjen me gurë ndaj shtëpisë dhe pronës së serbëve” në Viti.
Duke reaguar për këtë, Zyra për Kosovën, siç përcjell tanjug, ka vlerësuar se “sulmet e përditshme ndaj serbëve dhe pasurive të tyre në Kosovë, nuk janë seri e incidenteve të izoluara, por terror i organizuar”.
Sipas kësaj zyre, me këto sulme “nuk kërcënohen vetëm qytetarët tanë në krahinë, por kërcënohet edhe shtetit ynë”.
Siç ka njoftuar RTV Puls incidenti ka ndodhur pas mesnate.
Sipas këtij mediumi , nga gurët e hedhur është dëmtuar shtëpia në pronësi të Slobodanka Saviqit dhe është thyer xhami i përparmë i veturës së Aleksandar Jaçoviqit, inspektor policor në Gjilan.
-
Petkoviqi ankohet se Policia e Kosovës sërish përdori forcë të tepruar ndaj serbëve
-
Dëmtohen dy automjete zyrtare në oborrin e objektit të Komunës, sulmi me granata dore dënohet nga institucionet
-
Sulmohet një veturë e Policisë në Zveçan e një në Mitrovicë të Veriut
-
Njësitet speciale dhe kryetarët e rinj, të padëshiruar për protestuesit
-
Lëndohet një polic në Zveçan