E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë vlerësoi se Policia e Kosovës ka demonstruar edhe një herë përdorimin e tepruar të forcës, me qëllim të frikësimit dhe terrorizimit të serbëve, gjatë aksionit të sotëm për arrestimin e një personi që dyshohet se merret me narkotikë.
Sipas kësaj zyre, Policia e Kosovës ka gjuajtur breshëri plumbash “që kanë përfunduar në shtëpitë, ndërtesat dhe dritaret e serbëve.
“Vetëm fati që askush nuk u plagos apo u vra në këtë aksion të policisë së Prishtinës, në mes të ditës kur një numër i madh i banorëve janë në rrugë, në fundjavë, gjë që shkaktoi ankth të madh te populli serb që vazhdimisht po rrezikohen nga policët e Kurtit”, thuhet në reagimin e tyre.
Kjo zyrë thotë se këto janë provokime të paramenduara, “të cilat sjellin trazira shtesë dhe ngrenë tensione në veri të Kosovës, për të cilat përfaqësuesit ndërkombëtarë duhet të jenë të vetëdijshëm”.
“Çdo veprim nën petkun e përballjes me krimin nuk duhet të jetë shkak për përshkallëzim shtesë në terren dhe ballafaqim me popullin serb”, thuhet në reagim.
Edhe
Zyrtarët policorë në Mitrovicë të Veriut sulmohen me shok-bombë
Një person, i dyshuar për narkotikë, ka refuzuar të ndalej në kontroll nga Policia e Kosovës në Suhodoll në Mitrovicë të Veriut të shtunën dhe teksa ka bërë përpjekje të ikte, ka goditur me veturë një polic dhe veturën e Policisë. Në vetmbrojtje, një polic ka shtënë me armë. Nuk ka të lënduar apo dëme të tjera.
-
Sulmoi policin dhe një person tjetër, arrestohet
-
Serbia thotë se Kosova ka ndaluar tre pjesëtarë të MPB-së serbe dhe një ish-polic
-
Ndalohet një person në Prishtinë, tentoi t’i godiste me veturë dhe sulmoi zyrtarët policorë
-
Gjashtë serbë arrestohen në Mitrovicë të Veriut, pas sulmit ndaj tre policëve