Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I dyshuari për narkotikë në veri godet policin me veturë dhe ikën

Një person, i dyshuar për narkotikë, ka refuzuar të ndalej në kontroll nga Policia e Kosovës në Suhodoll në Mitrovicë të Veriut dhe teksa ka bërë përpjekje të ikte, ka goditur me veturë një polic dhe veturën e Policisë, ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani.

Elshani ka konfirmuar se policia është detyruar të shtinte me armë. Nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar.

I dyshuari ka lënë veturën në vend të ngjarjes dhe ka ikur në këmbë, ka thënë Elshani.

Ndërkaq, në një komunikatë për media, Policia ka thënë se në veturën e të dyshuarit ka gjetur lëndë narkotike në sasi prej 1.5 deri 2 kilogramë.

Image