Një person është ndaluar nga Policia në Lipjan të shtunën, pasi dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, Policia kishte tentuar ta ndalojë veturën pasi kishte informacione se nga e njëjta po shiteshin substanca narkotike.
“E njëjta veturë ka goditur veturën e Policisë dhe nuk është ndalur. Pas një kohe Policia ka arritur që ta ndalojë veturën e dyshuar të llojit Mercedes ngjyrë hiri me targa lokale në të cilën gjendeshin dy persona, Janë arrestuar dy personat që gjendeshin në veturë. Gjatë arrestimit të tyre, njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftim.
Me vendim të Prokurorit pas intervistimit, njëri nga të arrestuarit në cilësi të dëshmitarit është liruar, ndërsa personi tjetër në cilësinë e të dyshuarit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
-
Arrestohet në Ferizaj i dyshuari që goditi veturën e policisë dhe lëndoi dy zyrtarë
-
Lëndoi dy zyrtarë policorë në Fushë-Kosovë, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt
-
Një polic goditet nga një veturë në Bërnjak
-
Arrestohet i mituri që në Lipjan goditi dy këmbësorë me veturë dhe iku nga vendi i ngjarjes
-
Sulmoi policët nën ndikim të alkoolit, arrestohet një person në Malishevë