Një person, i dyshuar për narkotikë, ka refuzuar të ndalej në kontroll nga Policia e Kosovës në Suhodoll në Mitrovicë të Veriut dhe teksa ka bërë përpjekje të ikte, ka goditur me veturë një polic dhe veturën e Policisë, ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani.
Elshani ka konfirmuar se policia është detyruar të shtinte me armë. Nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar.
I dyshuari ka lënë veturën në vend të ngjarjes dhe ka ikur në këmbë, ka thënë Elshani.
Ndërkaq, në një komunikatë për media, Policia ka thënë se në veturën e të dyshuarit ka gjetur lëndë narkotike në sasi prej 1.5 deri 2 kilogramë.

Artikuj të ngjashëm
-
Sulmohet një polic në veri
-
Një polic goditet nga një veturë në Bërnjak
-
Operacioni policor çon në kapjen e 3 kilogramëve marihuanë, të dyshuarit në mbajtje
-
Tentoi të ikte, përplaset me motoçikletën e zyrtarëve policorë në Prizren
-
Arrestohet i dyshuari për shitje të drogës, goditi veturën e Policisë gjatë përpjekjes për të ikur