Kronikë

Në Mitrovicë të Veriut arrestohet një 42-vjeçar për zjarrvënie afër disa shtëpive

Në Mitrovicë të Veriut arrestohet një 42-vjeçar për zjarrvënie afër disa shtëpive

Policia e Kosovës të shtunën ka arrestuar një person në Mitrovicën e Veriut, i dyshuar për veprën penale “zjarrvënie”.

Rasti ndodhi më 26 korrik, rreth orës 15:55, në lagjen “Kodra e Minatorëve”, ku një zjarr rrezikoi disa shtëpi banimi dhe automjete.

“Falë reagimit të shpejtë të njësive policore dhe zjarrfikësve, zjarri u lokalizua dhe u shua pa shkaktuar dëme të mëdha”, ka njoftuar Policia.

Pas hetimeve, policia ka siguruar një video ku shihet një person duke i vënë zjarrin barishtes me qëllim. I dyshuari është identifikuar si Z.M., 42 vjeç, dhe është arrestuar në shtëpinë e tij. Me urdhër të prokurorit të shtetit, ai është ndaluar për 48 orë dhe do të hetohet për veprën penale “zjarrvënie”.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura, veçanërisht gjatë muajve të verës, duke paralajmëruar se veprime të tilla rrezikojnë jetën, pronën dhe ambientin. Gjithashtu, policia inkurajon raportimin e menjëhershëm të rasteve të ngjashme në numrin emergjent 192.

VIDEO: