Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.
Sipas raportit të Policisë katër raste kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës. “
“Janë raportuar katër raste të ndryshme për dhunë në familje, janë iniciuar rastet dhe janë dërguar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
Një rast tjetër ka ndodhur në Gjakovë ku dy të dyshuar kosovarë, janë arrestuar nën dyshimin se kanë ofenduar dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare.
“Të dyshuarit kanë mohuar të kenë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe e njëjta nuk ka pranuar strehim dhe është kthyer në shtëpi. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Prizren. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. I dyshuari nuk është intervistuar pasi që i njëjti ka qenë nën efektin e barnave. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Edhe
Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, pesë të arrestuar
Ndërsa një tjetër rast ka ndodhur në Viti.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka ushtruar dhunë psikike ndaj familjes së tij si dhe demolim të shtëpisë. Si pasojë viktima femër kosovare ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.