Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shqiptari ekzekutohet me plumb në kokë në Greqi

Një shqiptar është ekzekutuar me plumb në kokë në zonën Kipsela pranë Athinës. Ngjarja është regjistruar në orët e para të së mërkurës (15 gusht).

36 vjeçari u gjet në rrugë dhe ishte qëlluar me një plumb në kokë. Policia po heton mbi rrethanat e ngjarjes dhe autorin.

Ndërkohë mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja gjatë ditës.

Viktima u ekzekutua me plumb në kokë sapo kishte parkuar motorin në kryqëzimin e rrugëve Makris dhe Parnithos, në lagjen Kipsela, shkruan OraNews.

Mediat greke e përkufizojnë një vrasje tipike mafioze për larje hesapesh.

Edhe Një shqiptar në Itali vret ish-gruan dhe partnerin e saj Kronikë 3 muaj më parë Një shqiptar në Itali vret ish-gruan dhe partnerin e saj

Kur u ekzekutua poshtë pallatit, 36-vjeçarin e prisnin në shtëpi gruaja e tij shtatzënë dhe fëmija i mitur. Gruaja e shqiptarit pësoi shok me të mësuar lajmin ndërsa hetuesit morën dëshminë e vëllait dhe familjarëve të viktimës.

Emri i viktimës nuk është bërë i ditur, ndërsa po hetohet për të zbuluar identitetin e autorëve dhe për të zbardhur shkaqet.