Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vriten gjashtë shqiptarë me armë zjarri në Greqi

Gjashtë të rinj shqiptarë kanë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur gjatë pasdites të së hënës në zonën Artemis në Athinë.

Autoritetet greke kanë njoftuar se bëhet fjalë për një konfrontim, ku kanë mbetur të vrarë gjashtë persona, të gjithë me origjinë shqiptare.

Siç ka raportuar CNN-i grek, ishte qëlluar automjeti ku ishin viktimat, i cili mbante targa gjermane. Brenda në mjet janë gjetur 5 persona të vdekur, ndërsa një person i 6 i vdekur jashtë mjetit.

Sipas raportimeve, dyshimet e para janë për larje hesapesh mes bandave që merren me drogë.

Më shumë se 20 gëzhoja të gjetura në vendin e krimit. Ndërsa policia ka vënë alarm në porte dhe aeroporte për kontrolle të shtuara në mënyrë që të kapen autorët e krimit.

Më tej është bërë e ditur se bazuar në materialet e mbledhura nga kamerat e sigurisë në zonë, të përfshira janë një veturë dhe një motoçikletë.