40-vjeçarja shqiptare me inicialet E.D. është vrarë nga bashkëshorti me thikë në mes të rrugës të enjten në Athinë, raporton “CNN”-i grek.
40-vjeçarja u gjet e shtrirë në mes të rrugës e mbuluar me gjak dhe me një thikë në bark.
Bashkëshorti E.D., me origjinë nga Shqipëria, po kërkohet nga Policia si i dyshuari kryesor.
Çifti kishin pasur shpeshherë probleme dhe ishin në proces divorci.
Viktima e kishte raportuar në Polici për herë të parë dorasin në vitin 2013. Raportim kishte bërë edhe në vitin 2022 e 2024.
Ishin prindër të dy fëmijëve, 15 dhe 17 vjeç.

Artikuj të ngjashëm
-
Burri vrau një 45-vjeçare në Athinë dhe më pas edhe veten, viktimat dyshohen se janë shqiptarë
-
Shqiptari vret bashkëshorten në sy të fëmijëve në Itali
-
Greku vret gruan e tij shqiptare “për tetë mijë euro”
-
Shqiptari vret gruan në mes të rrugës në Itali
-
Dyshohet që tifozi grek u vra nga një grek tjetër