Dyshohet që tifozi grek që vdiq të hënën në Athinë si pasojë e plagëve që mori me thikë, është sulmuar nga një grek tjetër.
Kështu ka shkruar “index.hr”, duke cituar një medium në Athinë. Në përleshjet e tifozëve të Dinamo Zagrebit me ata të AEK-ut të Athinës, morën pjesë edhe tifozët e Panathinaikosit. Ata ishin në anën e kroatëve. Sipas mediave, sulmuesi ka lënë gjurmët në viktimën.
Policia po e kërkon thikën me të cilin është realizuar sulmi, e që vlerësohet se është dëshmia kryesore për vrasjen. Por raportimet e fundit, të pakonfirmuara, janë që gjurmët i takojnë një shtetasi grek.
Artikuj të ngjashëm
-
Publikohet video e sulmit fatal ndaj tifozit grek të AEK-ut
-
Edhe një shqiptar i dyshimtë për vrasjen e tifozit në Athinë
-
Një tifoz i vdekur, shtyhet ndeshja e Championsit
-
Burri vrau një 45-vjeçare në Athinë dhe më pas edhe veten, viktimat dyshohen se janë shqiptarë
-
Përleshje mes tifozëve të Interit e Atalantas, vdes një tifoz