Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shkon në katër numri i të vdekurve nga aksidenti në Prishtinë

Ka arritur në katër numri i të vdekurve në aksidentin e rëndë në hyrje të Prishtinës.

Tre burra dhe një grua kanë vdekur në aksidentin e pasmesnatës në kryeqytet.

Vetura e cila ra nga ura në hyrje të Prishtinës është me targa të Gjermanisë ,ndërsa në të po udhëtonin pesë qytetarë nga Vitia, tre meshkuj dhe dy femra.

Në këtë tragjedi vetëm njëra nga gratë që po udhëtonte me makinë ka mundur të shpëtojë. Ajo ndodhet në QKUK dhe gjendja e saj ende nuk është stabile.

Është konfirmuar se nga pesë udhëtarët, të cilët po udhëtonin me makinë, katër prej tyre kanë vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa njëri është dërguar në QKUK për tretman mjekësorë.

Edhe Shkon në katër numri i të vdekurve në aksidentin e mbrëmshëm në Prishtinë Kronikë Shkon në katër numri i të vdekurve në aksidentin e mbrëmshëm në Prishtinë

Kallxo.com mëson se viktimat janë nga komuna e Vitisë përderisa ende nuk janë dhënë detaje për rrethanat se si makina ra nga ura në hyrje të kryeqytetit.

{gallery}