I plotësuar 02:50 - Policia që ka qenë në vendngjarje ka thënë për KTV se dyshohet për 3 të vdekur, njëra grua.
Aksidenti ka ndodhur pasi vetura e tipit Audi që ka qenë në urë ka rënë nga lart në rrugë.
Shkaqet sipas Policisë janë shpejtësia e lartë.
Vetura sipas dëshmitarëve në vendngjarje është me targa të huaja.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të së premtës, në hyrje të Prishtinës, në urën e cila lidh kryeqytetin me Mitrovicën.
Dëshmitarët kanë thënë se një veturë që vinte nga drejtimi i Mitrovicës ka rënë nga ura dhe është shkatërruar tërësisht.
Policia dhe autoambulanca të shumta janë parë në vendin e ngjarjes, ndërsa raportohet edhe për të vdekur.