(E plotësuar) Ka shkuar në katër numri i të vdekurve në aksidentin që ndodhi mbrëmë në hyrje të Prishtinës, saktësisht në mbikalimin në Lakrishte.
Aksidenti ka ndodhur pasi vetura e tipit ‘Audi’ me targa gjermane, që ka qenë në urë, ka rënë nga lart në rrugë. Ata po udhëtonin për në Viti.
Shkaqet, sipas Policisë, e cila arriti shpejt në vendin e ngjarjes, janë shpejtësia e lartë.
Sipas njoftimeve të fundit, në këtë aksident mbetën të vdekur tre burra e një grua, ndërsa një grua, që po ashtu ndodhej në veturën e aksidentuar, ndodhet në QKUK dhe gjendja e saj nuk është stabile.
Dyshohet për tre të vdekur nga aksidenti në Prishtinë
Edhe
Shkon në katër numri i të vdekurve nga aksidenti në Prishtinë
I plotësuar 02:50 - Policia që ka qenë në vendngjarje ka thënë për KTV se dyshohet për 3 të vdekur, njëra grua.
Aksidenti ka ndodhur pasi vetura e tipit Audi që ka qenë në urë ka rënë nga lart në rrugë.
Shkaqet sipas Policisë janë shpejtësia e lartë.
Vetura sipas dëshmitarëve në vendngjarje është me targa të huaja.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të së premtës, në hyrje të Prishtinës, në urën e cila lidh kryeqytetin me Mitrovicën.
Dëshmitarët kanë thënë se një veturë që vinte nga drejtimi i Mitrovicës ka rënë nga ura dhe është shkatërruar tërësisht.
Edhe
Dyshohet për tre të vdekur nga aksidenti në Prishtinë
Policia dhe autoambulanca të shumta janë parë në vendin e ngjarjes, ndërsa raportohet edhe për të vdekur.
{gallery}