Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia saktëson: Viktimat e aksidentit në Prishtinë janë të familjes Alidemaj

Prishtinë, 28 korrik – Në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, respektivisht në rrethin e madh në hyrje të kryeqendrës, sot në orën 01:00, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë katër persona kanë vdekur, ndërkaq një është lënduar rënd, bëri të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi për medie.

Në këtë aksident rrugor e përfshirë ka qenë vetura e tipit “Audi” ngjyrë e zezë, me targë të huaj, e cila në momentin e aksidentit ka qenë në lëvizje, transmeton Koha.net.

Hetuesit e trafikut rajonal menjëherë pas marrjes së informacionit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë këqyrjen dhe ekspertimin e vendngjarjes, thuhet në njoftim.

Analizuar rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, si dhe mbështetur në rezultatet e para të ekzaminimit të vendngjarjes, hetuesit e trafikut rrugor kanë ngritur dyshimin se aksident ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë rrugës në të cilën ka qenë duke lëvizur vetura e aksidentuar.

Si pasojë e këtij aksidenti në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë:

Edhe Shkon në katër numri i të vdekurve në aksidentin e mbrëmshëm në Prishtinë Kronikë Shkon në katër numri i të vdekurve në aksidentin e mbrëmshëm në Prishtinë

 E. Alidemaj 53 vjeç, mashkull, shtetas Gjerman,

 E. Alidemaj 50 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar,

 G. Alidemaj 53 vjeçe, femër, shtetase Gjermane,

ndërkaq pasi është dërguar në QKUK, ka ndërruar jetë:

 N. Alidemaj 47 vjeçe, femër, shtetase Kosovare.

Nga ky aksident lëndime të rënda trupore ka marrë:

• Q. Alidemaj 17 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, i cili aktualisht është duke u trajtuar

Edhe Vdiq një person në aksidentin në Mitrovicë Kronikë Vdiq një person në aksidentin në Mitrovicë

në QKUK – Prishtinë.

Trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion mjekoligjor, përderisa policia po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij aksidenti tragjik.