Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sheholli shpërndau dokumentin e përpiluar nga Serbia që synonte rekrutimin e Kurtit përmes presionit sa ishte në burg

Albin Kurti

Albin Kurti bashkë me të burgosurit e tjerë shqiptarë në burgun e Pozharevcit në Serbi (Foto: EPA)

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Fatmir Sheholli për dy vepra penale, “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

Në aktakuzën e siguruar nga KOHA, tregohet se në telefonin e të akuzuarit Sheholli është gjetur një dokument i emërtuar “Leptiri”, i cili ishte përpiluar nga struktura të Sigurimit Shtetëror të Serbisë në vitin 2001 dhe i cili përshkruan një plan operativ për komprometimin dhe rekrutimin e tashmë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, gjatë kohës së vuajtjes së dënimit në burgjet e Serbisë.

Me anë të atij materiali, synohej ushtrimi i presionit ndaj Kurtit për bashkëpunim me RDB-në.

“Nga analiza e dëshmisë Z#4.1, përkatësisht dokumentit të emërtuar ‘Leptiri’, të gjetur në telefonin e të pandehurit Fatmir Sheholli, rezulton se bëhet fjalë për një dokument i përpiluar nga struktura të Sigurimit Shtetëror të Serbisë (RDB) në vitin 2001, i cili përshkruan një plan operativ për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit gjatë kohës së vuajtjes së dënimit në burgjet e Serbisë. Nga analizimi i komunikimeve të nxjerra nga telefoni i të pandehurit rezulton se ai e ka përcjellë këtë dokument te persona të ndryshëm, si dhe ka kërkuar përkthimin e tij nga gjuha serbe në gjuhën shqipe. Këto veprime, të vlerësuara së bashku me komunikimet dhe materialet e tjera të evidentuara në telefonin e të pandehurit, janë relevante për të dëshmuar kontaktet, lidhjet dhe bashkëpunimin e tij me persona dhe struktura të ndërlidhura me shërbimet e sigurisë serbe, si dhe rolin e tij në përcjelljen dhe shpërndarjen e materialeve me origjinë nga këto struktura”, thuhet në aktakuzë.

Nga hetimi sipas aktakuzës, rezulton se Sheholli këtë dokument e ka përcjellë te persona të ndryshëm si dhe ka kërkuar përkthimin e tij nga gjuha serbe në gjuhën shqipe. Sheholli këtë dokument, sipas aktakuzës dhe siç ka pretenduar, ia ka dërguar "Milazim Gashit, një mikut tim i cili është në SHISH të Shqipërisë me emrin Dritan Gjoni – shef i SHISH-it në Durrës, ja ka dërguar Blerim Canajt dhe një personi me emrin Bashkim Pushkolli, por nuk jam i sigurt a ia kam dërguar”. 

Edhe PSRK: Sheholli tentoi të ndikojë në zgjedhje dhe planifikoi zbrazjen e Kosovës përmes radikalizimit islam Kronikë PSRK: Sheholli tentoi të ndikojë në zgjedhje dhe planifikoi zbrazjen e Kosovës përmes radikalizimit islam

Bazuar në komunikimin në Facebook, Sheholli ia ka dërguar dokumentin Canajt më 26 mars të vitit 2024. 

“Këto veprime, të vlerësuara së bashku me komunikimet dhe materialet e tjera të evidentuara në telefonin e të pandehurit, janë relevante për të dëshmuar kontaktet, lidhjet dhe bashkëpunimin e tij me persona dhe struktura të ndërlidhura me shërbimet e sigurisë serbe, si dhe rolin e tij në përcjelljen dhe shpërndarjen e materialeve me origjinë nga këto struktura”, thuhet mes tjerash në aktakuzën e siguruara nga KOHA në pjesën ku flitet për Kurtin.

Tutje thuhet se kjo dëshmi e sekuestruar nga Sheholli është dokument i nënshkruar nga shefi i sektorit III të Sigurimit Shetëror Serb (RDB).

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale thuhet se nga vetë dëshmia e të pandehurit vërtetohet se “nga është prejardhja e këtij dokumenti?

- I pandehuri: Kete dokument ma ka dergu Bojan Dimic ne telefonin tim.

- Prokurori: Kujt ia keni shprëndarë dokumentin “ Leptiri” që e keni marrë nga Bojan Dimic?

Edhe Sheholli deklarohet i pafajshëm, Prokuroria: Do të dëshmojmë veprimtarinë e koordinuar me BIA-n Arbëri Sheholli deklarohet i pafajshëm, Prokuroria: Do të dëshmojmë veprimtarinë e koordinuar me BIA-n

- I pandehuri: Kete ia kam dergu Milazim Gashit, nje mikut tim i cili eshte ne SHISH te Shqiperise me emrin Dritan Gjoni – Shef i SHISHIT në Durres, ja kam dergu Blerim Canaj dhe nje personi me emrin Bashkim Pushkolli por nuk jam i sigurte a ia kam dergu.

Kurti u arrestua më 27 prill 1999 në Prishtinë. Deri më 2 maj 1999 ishte në burgun e Prishtinës. Nga 2 maji deri më 10 qershor në burgun e Lipjanit. Nga 10 qershori deri më 13 dhjetor 1999 në burgun e Pozharevcit. Prej aty u transferua në burgun e Nishit ku qëndroi deri më 7 dhjetor të vitit 2001. 

Lexo përditësimet tjera
Fatmir Sheholli

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh e shantazh

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Fatmir Sheholli për dy...