Pronari i një kompanie private në Fushë-Kosovë e ka raportuar në Polici punëtorin i cili dyshohet se e shiti veturën e punës bashkë me mjetet e punës për 9500 euro.
Sipas raportit të Policisë, rasti ishte raportuar më 12 korrik. Pas punës hetimore, më 31 korrik, Policia ka arrestuar të dyshuarin.
Vetura i është kthyer pronarit, pa mjete pune.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për veprën penale "keqpërdorim i besimit".
Artikuj të ngjashëm
-
E dha me qira veturën, pronari në Prishtinë dyshon se automjeti iu shit në Serbi
-
Arrestohet punonjësja e kompanisë së sigurimeve, dyshohet se fitoi kundërligjshëm dhjetëra mijëra euro
-
Arrestohet një person, dyshohet se keqpërdori investimet e dikujt duke e dëmtuar me 500 mijë euro
-
Rrëzohet nga kati i dytë një punëtor në Fushë-Kosovë, një person dërgohet në mbajtje
-
Goditi me veturë një këmbësor, arrestohet vozitësja