Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

E dha me qira veturën, pronari në Prishtinë dyshon se automjeti iu shit në Serbi

vetura

Foto ilustrim

Një person në Prishtinë ka raportuar në polici se vetura e tij, të cilën ia kishte dhënë me qira një personi tjetër, dyshohet se është shitur në Serbi.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ankuesi ka deklaruar tw martwn se i dyshuari kishte marrë me qira veturën me targa vendore më 4 maj. Sipas ankuesit, ekziston dyshimi se pasi ka hyrë në territorin e Serbisë, i dyshuari e ka shitur automjetin në një auto-servis atje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rasti është cilësuar si “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori kompetent.

Policia ka bërë të ditur se njësitet hetimore janë duke zhvilluar hetime për zbardhjen e plotë të rastit.