Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të shtunën një punonjëse të një kompanie private të sigurimeve në Prishtinë , nën dyshimin se gjatë ushtrimi të detyrës kundërligjshëm kishte fituar dhjetëra mijëra euro.
E dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë/25.09.2024-09:40. Më 28.09.2024 është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta në cilësinë e zyrtares në një kompani private të sigurimit, gjatë ushtrimit të detyrës kishte përfituar kundërligjshëm një shumë prej dhjetëra mijëra euro. Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për sulm seksual
-
Arrestohet një person, dyshohet se përfitoi para duke mashtruar qytetarë në Kosovë e Gjermani
-
Dyshohet se bëri pagesa prej 2,400 eurosh me kartelën e dikujt tjetër, arrestohet
-
Arrestohet një inspektor i punës, kërkoi ryshfet për të lejuar punimet
-
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet