Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë në Vushtrri, të enjten më 16 dhjetor.
Sipas njoftimit, Policia ka ndaluar një veturë, ku gjatë kontrollit është gjetur një armë e llojit 'pistoletë' dhe tetë fishekë, për të cilën 22-vjeçari nuk posedonte leje.
“Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale 'mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll i paautorizuar i armëve’”, thuhet në njoftimin policor.