Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka kapur dhe konfiskuar një armë të llojit pistoletë me pesë fishekë te një i mitur në Vushtrri.
Sipas njoftimit të premten, në orët e mbrëmjes të së enjtes, Policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri.
“Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin me ç’ rast nga i dyshuari I. K., i moshës se mitur, është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me pesë fishkë. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshje ndërmjet disa të rinjve, i dyshuari I.K., ka shtënë me armë në ajër, ku në cilësi të provës materiale është konfiskuar edhe një gëzhojë që dyshohet të jetë shkrepur nga arma e konfiskuar nga i dyshuari”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është arrestuar edhe një preson tjetër po ashtu i mitur, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
-
Dy të arrestuar në Vushtrri për armëmbajtje pa leje, njëri i mitur
-
Arrestohet në Vushtrri i dyshuari për arsenal armësh
-
Policia konfiskon armë në rajonin e Mitrovicës
- Lirohen në procedurë të rregullt dy të mitur të cilëve iu gjetën armë
-
Kapen armë në Prishtinë e në Fushë-Kosovë, arrestohet një i mitur