Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar e pastaj janë liruar në procedurë të rregullt dy të mitur në Skenderaj, të cilëve iu është gjetur e konfiskuar një pistoletë, tetë fishekë dhe një thikë.
“Njësitet policore në kuadër të Stacionit policor në Skenderaj kanë arrestuar dy persona të dyshuar për ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. Arrestimi i dy të dyshuarve të moshës së mitur është realizuar pasi tek të njëjtit gjatë kontrolleve të detajuara u janë gjetur dhe konfiskuar: një armë pistoletë me tetë fishek dhe një thikë”, thuhet në njoftim.
Pas intrevistimit, me urdhër të prokurorit thuhet se dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
-
Dy të arrestuar në Vushtrri për armëmbajtje pa leje, njëri i mitur
-
Kapen armë në Prishtinë e në Fushë-Kosovë, arrestohet një i mitur
-
Mësimdhënësi në Skenderaj i gjen nxënësit pistoletë
-
Dy të arrestuar në Malishevë – në shtëpitë e tyre u gjetën kallashnikov, pistoletë e fishekë
-
Kanosi me armë dy persona, arrestohet një i mitur shtetas i Sllovakisë