Policia e Kosovës ka sekuestruar disa armë dhe sasi municionesh gjatë një operacioni të zhvilluar të shtunën në fshatin Shallcë të Vushtrrisë, pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri.
Sipas njoftimit të policisë, njësitet policore kanë arritur të lokalizojnë dhe ndalojnë për kontroll një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin dy persona të dyshuar.
Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike, dy pistoleta dhe 38 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim, ndërsa me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”.
-
Dy të arrestuar në Vushtrri për armëmbajtje pa leje, njëri i mitur
-
Arrestohet në Vushtrri i dyshuari për arsenal armësh
-
11 armë zjarri të sekuestruara në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Policia konfiskon kallashinkov, bomba tymuese dhe municion në Leposaviq e Vushtrri
-
Për një javë në rajonin e Prishtinës u sekuestruan 13 armë zjarri