Policia e Kosovës e ka arrestuar një 24-vjeçar në Vushtrri të hënën pasi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së një personi.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në fshatin Stanovc, ku të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar 12 gëzhoja dhe një armë e gjatë AK-47 me 26 fishekë.
Rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, derisa prokurori i rastit ka marrë vendim t’i caktojë masën e ndalimit prej 48 orëve.
“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të çështjes, ku pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të arrestuar në Vushtrri për armëmbajtje pa leje, njëri i mitur
-
Dy të ndaluar në Vushtrri, sekuestrohen armë dhe municione
-
Një i plagosur në Vushtrri, shoqërohen në polici për intervistim katër të dyshuar
-
Videoja që çoi në arrestimin për armëmbajtje pa leje në Istog
-
Arrestohen dy persona, dyshohen se hodhën granatë dore në oborrin e një shtëpie në Vushtrri