Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën në Prishtinë ka arrestuar një burrë dhe një grua, shtetase e huaj, të cilët ishin rrahur mes vete.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00. Çifti bashkëshortor pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Prishtinë 15.08.2026 – 12:00. Janë arrestuar një mashkull dhe një femër shtetase e huaj (burrë dhe grua), pasi që ishin rrahur në mes vete. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre shtetas të huaj përfshihen në një rrahje në Prishtinë, policia u sekuestron pasaportat
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë për dhunë në familje
-
Rrahje mes disa personave në Prishtinë e Podujevë
-
Babë e bir rrihen mes vete në Prishtinë
-
Sulmuan dy gra dhe një burrë, arrestohen dy të dyshuar në Prishtinë