Policia e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuar në Pejë, pasi dyshohet se kishte rrëmbyer një person.
Rasti ka ndodhur të martën, ku autoritetet policore kanë arritur t’i lokalizojnë viktimën dhe të dyshuarin, e me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet si “rrëmbim”.
“Lidhur me rastin njësitë relevante policore në bashkëveprim kanë arritur të lokalizojnë të dyshuarin dhe viktimën mashkull dhe të njëjtit janë intervistuar ku me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.
Ndërsa, për rrëmbimin e një personin në Podujevë janë arrestuar dy persona. Viktima thuhet se ishte rrëmbyer nga persona të dyshuarit për shkak të një borxhi të vjetër.
-
Arrestohet në Pejë i dyshuari për dhunimin e një personi që ishte raportuar i zhdukur
-
Përfundon operacioni policor në Pejë, arrestohet një person
-
Lirohen në procedurë të rregullt 2 të dyshuar për një rast të grabitjes në Pejë
-
Rrëmbehet një person, arrestohet një i dyshuar
-
Policia nis hetimin për vdekjen e një burri në Pejë