Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit V.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Lëndim i rëndë trupor”, dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
Përmes një komunikate për media më 18 korrik në Komunën e Malishevës, konkretisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri V.B., me dashje i ka shkaktuar lëndime trupore djalit të tij, E.B.
Krejt kjo sipas njoftimit, ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ku i dyshuari e ka sulmuar fizikisht djalin e tij duke e goditur me shuplaka në kokë.
Gjithashtu të njëjtën ditë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit, vëllait të tij, I. B.
“I dëmtuari I.B., pasi vëren të pandehurin duke e goditur djalin e tij, ndërhyn për t’i ndarë, por i pandehuri revoltohet dhe e merr një mjet të fortë dhe me të e sulmon fizikisht, duke e goditur në kokë, në shpinë, në duar dhe në pjesë të tjera te trupit, me ç ‘rast te dëmtuarit i shkakton lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftim.
Edhe
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunë ndaj nënës, motrës e vëllait në Gjakovë
Prokurori i rastit ndaj të pandehurit V.B., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.
I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 18 korrik 2022.
-
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit në Gjakovë që rrahu bashkëshorten
-
Aktakuzë ndaj një të pandehuri në Malishevë për sulm ndaj të birit dhe vëllait
-
Kërkohet paraburgim ndaj gjakovarit që sulmoi fizikisht bashkëshorten për higjienë në shtëpi
-
Kërkohet paraburgim për burrin që rrahu bashkëshorten në Gjakovë