Prokuroria Themelore në Gjakovë ngriti aktakuzë ndaj të pandehurit V.B., i akuzuar për veprat “lëndim i lehtë trupor” dhe “sulm”.
Siç njoftoi Prokuroria të hënën, më 18 korrik të këtij viti, i pandehuri në Malishevë, ka sulmuar djalin e tij E.B., dhe vëllain I.B.
“Pas një mosmarrëveshjeje paraprake që kishin në mes tyre, i pandehuri filloi që t’i bërtasë djalit të tij, më pastaj revoltohet dhe e sulmon fizikisht të dëmtuarin, duke e goditur me shuplaka në kokë. Me këto veprime ka kryer veprën penale ‘sulmi’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Tutje, në këtë konflikt ka ndërhyrë vëllai I.B., por i pandehuri “e merr një mjet të fortë dhe e sulmon me të fizikisht, duke e goditur në kokë, shpinë, duar dhe pjesë të tjera të trupit”.
Viktima e dytë ka pësuar lëndime trupore.
-
Rrahu djalin e vëllain, Prokuroria në Gjakovë kërkon paraburgim për të dyshuarin
-
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunë ndaj nënës, motrës e vëllait në Gjakovë
-
Aktakuzë për kërcënim me armë ndaj bashkëshortes dhe vëllait të saj
-
Gruaja nga Malisheva dyshohet se u rrah nga bashkëshorti dhe djali i tij
-
Vëllezërit në Gjakovë rrihen mes vete, nëna lëndohet pasi ndërhyn